AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 13:49

Përplasja për teatrin, Kumbaro cakton ditën dhe orën e takimit me aktorët

Përplasja për teatrin, Kumbaro cakton ditën dhe orën e

Transferimi i Teatrit Kombëtar ka ngjallur debate të ashpra mes artistëve dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Artistët kanë bërë thirrje që teatri të rregullohet, por jo të shpërngulet në një vend tjetër, që sipas tyre, nuk është i përshtatshëm.

Në lidhje me këtë çështje ka pasur replika të vazhdueshme ditët e fundit si nga ana e artistëve ashtu dhe nga ministrja Kumbaro, e cila mohon zërat për ndërtimin e një kulle ku do të përfshihet edhe teatri.

Kumbaro ka caktuar një takim ditën e mërkurë në orën 16:00 me Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, ku priten debate të forta për shpërnguljen e Teatrit Kombëtarë.

Gjithashtu, ministrja e Kulturës do të zhvillojë një takim dhe me Skenën e Pavarur Kulturore ditën e sotme në ambjentet e ministrisë së Kulturës.