Berat
Informacion paraprak
Në orën 14.45, Salla Operative u lajmërua se në rrugën Antipatrea në vendin e quajtur Ura e Goricës ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendgjarje mbrritën shërbimet e policisë ku konstatuan se mjeti me targa AA950AC është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA252LN dhe mjetin tip Benz me targa AA179DH.
Drejtuesi i mjetit me targa AA950AC shtetasi E.M, 30 vjeç dhe pasagjeria shtetasia K.Ç, 25 vjeçe, janë transportuar për në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.