AKTUALITET, 12 October 2026, 11:18

Vendimi i 'Etikës'/ Hodhën shishe me ujë e vezë në Kuvend, përjashtohen me nga 60 ditë Bardhi e Balliu. Zbardhen debatet

Vendimi i 'Etikës'/ Hodhën shishe me ujë e vezë

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 60 ditë Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun, pasi hodhën vezë dhe shishe me ujë në Kuvend në seancën e fundit parlamentare ku u miratua reforma e re territoriale.

Vendimi u mor pas incidenteve në parlament, gjatë votimit të reformës territoriale.

Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.

Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit, si dhe nuk do të paguhen gjatë kësaj periudhe.

Deputetët e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, në qëndrimin argumentojnë se kërkesa e socialistëve për mbështetjen e masave më të rënda, deri në 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, nuk mbështetet në parashikimet e Rregullores së Kuvendit.

Sipas dy deputetëve demokratë, veprimet e përshkruara në kërkesën e PS-së, edhe nëse klasifikohen si shkelje disiplinore, duhet të trajtohen në bazë të pikës 1 të nenit 65/1 të Rregullores, e cila parashikon përjashtimin deri në 10 ditë kalendarike.

PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve demokratë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pas incidenteve të ndodhura gjatë votimit të Reformës Territoriale, kur sipas socialistëve, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të mazhorancës.

Qëndrimi i Saimir Korreshit dhe Blendi Himçit 

Në kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore ndaj dy deputetëve të opozitës, përshkruhen këto veprime tëdeputetëve, që për kërkuesit përbëjnë shkelje disiplinore:

Deputeti Gazment Bardhi:
1. Në momentin e kalimit në procedurën e votimit u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cenuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.
2. Sapo filloi votimi iu drejtua Kryetarit të Kuvendit,Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste me fjalë të renda fyese dhe denigruese.
3. Qëlloi disa herë me shishe uji në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit te Ministrave, deputetëve të Partisë Socialiste.

Deputeti Klevis Balliu:
1. Në momentin e kalimit në procedurën e votimit u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cenuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.
2. Doli përpara foltores së Kuvendit dhe hodhi vezë në drejtim të Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Küshillit të Ministrave.
3. Përdori një pajisje zhurmuese në sallën e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve.

Për të dy deputetët, klasifikimi përmbledhës i shkeljes, përshkruhet si më poshtë nga vetë kërkuesit: “Përdorimi i pajisjeve zhurmuese, aktet e dhunës, fyerjet dhe hedhja e sendeve të forta në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave përbëjnë veprime të cilat janë në kundërshim me Regulloren Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.”

Në mënyrë të individualizuar, kërkuesit në përfundim,kërkojnë dënimin e:

– Deputetit Bardhi, për shkak se: “mënyrë të perseritur me veprimet e tij te dhunshme dhe të qëllimshme pengoi zhvillimin normal të seances plenare, perdori gjuhë shume te rende fyese dhe denigruese si dhe qëlloi me shishe uji ndaj Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve te Köshillit te Ministrave, deputetëve te Partise Socialiste dhe punonjësve të Gardës së Republikës.

– Deputetit Balliu, për shkak se: “Në mënyrë të persëritur me veprimet e tij te dhunshme dhe te qellimshme qelloi me vezë, perdori pajisje te zhurmshme, pengoi zhvillimin normal te seances plenare dhe perdori gjuhejoparlamentare ndaj Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve te Këshillit teMinistrave dhe deputetëve te Partisë Socialiste”.

Neni 65/1 i Rregullores së Kuvendit, ka bërë një klasifikim tëveprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë shkelje disiplimore, si dhe sanksionin që shoqëron secilin prej tyre. Dënimet jashtë këtyre shkeljeve, apo sanksioni jashtëparashikimit të bërë për veprimin konkret, klasifikohet si “dënim pa ligj”, si në kohën e komunizmit.

Konkretisht, pika 1, e nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, parashikon se: “1. Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë kalendarike” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës,Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”.

Vendimi i 'Etikës'/ Hodhën shishe me ujë e vezë