AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 13:45

Skandalet e qeverisë, Vasili shpërthen me akuza të rënda ndaj prokurorisë

Skandalet e qeverisë, Vasili shpërthen me akuza të rënda

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka hedhur akuza të rënda ndaj prokurorisë. Sipas tij, prokuroria nuk heton asnjë skandal të qeverisë.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën?

Kryeministri dhunon ligjin dhe i thotë policisë flakni uniformat e bëni vota për rilindjen. Pastaj kërkon falje. Prokuroria çfarë bën???

Pedagogët nuk marrin rrogat se aktet nënligjore qeveria nuk i bën. Ministrja e Arsimit kërkon falje. Prokuroria çfarë bën???

Kryeministri megjithëse i paralajmëruar jep leje për HEC në Osum dhe dhunon ligjin. Pastaj kërkon falje. Prokuroria çfarë bën???

Kryeministri shpërdoron qindra milion lekë për palmat e thara në autostradë. Pastaj kërkon falje. Prokuroria çfarë bën???

Kryeministri këtë drejtësi të ligë kërkon, që për vete ti mbyllë fajet e tij me një falje.

Ndërsa drejtësia tjetër për qytetarët që i fut në burg për 5 lekë energji elektrike të papaguar apo një faturë uji, apo për një shkelje të rëndomtë rrugore.

Kjo është drejtësia "e re" e tharë si palmat ne autostradë.