AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 16:29

Tentoi që të shpëtonte qenin, aksidentohet pushuesi në Durrës nga treni

Tentoi që të shpëtonte qenin, aksidentohet pushuesi në

Një aksident hekurudhor ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një tren pa përplasur një person.

Sipas policisë i plagosur është një pushues nga Kosova, dhe ka tentuar që të shpëtojë qenin.

Sipas informacioneve nga uniformat blu, mësohet se qeni po rrinte mbi shina, dhe burri ka ndërhyrë për ta hequr, por është përplasur nga tre, që po transportonte udhëtarë nga Durrësi në Elbasan.

Gjendja e të plagosurit vazhdon të jetë e rënduar dhe ndodhet në reaminacion.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në zonën e plazhit në sektorin Iliria.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës – Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/08/19/artan-fuga-cfare-talljeje-trena-ska-dhe-perdite-te-aksidentuar-nga-treni/