AKTUALITET, 15 August 2026, 16:44

Tentohet të qëllohet me armë zjarri në një lokal në Elbasan! Detaje nga ngjarja e rëndë

Tentohet të qëllohet me armë zjarri në një lokal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune (15 gusht) në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se një person ka tentuar të qëllojë me armë zjarri drejt një tjetë personi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin në ambientet e lokalit.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar është afruar pranë një personi tjeter dhe i ka drejtuar armen.

 Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia ka nisur veprimet hetimore dhe, sipas të dhënave paraprake, ka identifikuar personin e dyshuar si autor.

Uniformat blu po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të rindërtuar dinamikën e plotë të incidentit.