AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 20:09

Ish-Ministri i Drejtësisë: Rilindja ndëshkon denoncuesit! Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit, sillen si pushtues

Ish-Ministri i Drejtësisë: Rilindja ndëshkon denoncuesit! Ky

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku një oficer policie është kërcënuar me armë për të mbyllur një dosje, nga zyrtarë të lartë të qeverisë.

Manjani shkruan se nënKomisari Emiliano Nuhu, është oficeri i dytë i policisë pas Dritan Zaganit, i cili denoncon lidhjet e politikës me krimin në Shqipëri, dhe në të dyja rastet mazhoranca është bërë se këto denoncime bëhen pasi oficerët kërkojnë azil politik.

Ja çfarë shkruan Manjani:

Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!

Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denocuesit, me të njëtën metodë e teknologji. Madje edhe me të njëjtat fjalë: “e bëjnë për azil”... Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave të mëparshme!

Kulmi!

Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë...

Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues!