TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron më mesin e shtatorit në Paris. Avokati bëri me dije se Vuçiç ka deklaruar në një video se gjatë takimit me një “lider europian dhe botëror”, ky i fundit i kishte treguar se Thaçi do të merrte “një dënim shumë të rëndë”.
Misetiç mendon se ky lider është Macron. Si është e mundur, pyet juristi, që shefi i Elizesë të kishte dijeni për vendimin e Gjykatës Speciale disa ditë përpara shpalljes së tij dhe përse do të ishte diskutuar kjo çështje mes presidentit francez dhe atij serb.
“Vuçiç u takua me Macron në 10 shtator në Paris, dhe ai e pohoi vetë në video që ishte informuar për dënimin e Thaçit gati një javë përpara se ai të merrej nga gjykata. Në këtë situatë, janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje”, ka shkruar Misetiç.