BALLKAN, 2 October 2026, 17:10

Kosovë, shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Speciales Blerim Isufaj  

Kosovë, shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Speciales Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Blerim Isufajn nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Si ushtrues detyre është caktuar Dren Paca, deri në plotësimin e pozitës sipas procedurave ligjore.

Vendimi u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, e cila ishte thirrur për të diskutuar lidhur me punën e Isufajt në krye të insitucionit.

KPK ka përmendur si arsye keqmenaxhimin e Prokurorisë, mospërmbushjen e përgjegjësive ligjore dhe mosarritjen e standardeve të kërkuara të performancës.

Pas largimit nga pozita e Kryeprokurorit, Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale.