AKTUALITET, 4 Prill 2018, 09:14

Tension në Gjykatën e Tiranës, deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë brenda, Spaho: Rama do përplaset me ne

Pas pak minutash pritet të nis seancë për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e maës së sigurimit për 23 të arrestuarve pas protestës në Rrugën e Kombit, në Kalimash. Gjykata ka marrë masa ët rrepta. Ndërkohë forcate policisë nuk kanë lejuar deputetët e PD-së.

“Kështu me dhunë dhe pse ka rrethuar gjysmën e Tiranës për të zhvilluar gjyqin nuk do ta ket shumë kollaj, do të përplaset me qytetarët dhe me ne. Ka për ta pasur shumë shpejët fundin.

Rama ka frikë dhe se kjo qeveri është diktatoriale”, tha deputeti Edmond Spaho.

Në ambientet jashtë sallës së gjykatës janë edhe disa deputet të tjerë që tentojnë të futen në sallën e gjyqit.  Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe rrugët përreth saj.

Bashkë me deputetët e PD-së janë edhe ata të LSI-së.

Policia e Shtetit nuk ka lejuar që pranë gjykatë stë afrohen edhe familjarët e të ndaluarve.

Gjykata ende nuk ka marrë një vendim nëse do të lejohen apo jo kamerat në sallën e gjyqit.

Para derës së gjykatës janë deputetët, Edmond Spaho, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Albana Vokshi., Jorida Tabaku. Ka edhe deputet të LSI-së.

Madje deputeti Spaho duket edh ene foto i lënduar. Njolla e gjakut në fytyrën e tij dhe në këmishë e tregojnë qartë këtë./TPZ.AL