TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkoi që në qëndrimin e saj në lidhje me Teatrin, të ishin të pranishëm në sallën e Parlamentit Ministrat.
Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai dhe diktatori Enver Hoxhae kanë bërë familjen e saj më shumë të vuajë nga vjedhja e pronës.
“Unë jam e sigurt që ashtu si në komisionet Parlamentare do të bëheni gardh dhe do të mbroni këtë projektligj të turpshëm sot.
Jam e sigurt që asgjë nuk do t’ju ndalë të silleni më keq se pushtuesit në këtë vend, mbi trojet publike dhe mbi trojet private.
Ju shoh që arsyeja ju ka zënë sytë.
E shoh që nuk kuptoni asgjë.
Dje propaganda e Bashkisë Tiranë shkoi me vrap zjarrfikësin për të parë a ishte shembur teatri. A shkoi të shohë dikush se çfarë ndodhi me kullën e Tiranës?
A ka parë dikush nga Bashkia që të kontrollojnë në institucione të tjera?
Çdo gjë në këtë vend përdoret për propagandë.
Tërmeti u përdor vetëm për propagandë.
Që të gjithë e kanë parasysh Tiranën e vjetër.
Që të gjithë e dinë ku ishte Kinema “17 Nëtori”. Ku është sot?
Që të gjithë e dinë ku ishte Millenium, ku është sot?
Që të gjithë e dinë Pazarin e Vjetër të Tiranës. Ku është sot?
Ku është Stadiumi sot? Ajo do të ndodhë edhe nesër me Teatrin.
Kjo ka nisur në nëntor të 1944-ës, me vrasjen e intelektualëve të Tiranës. Ka nisur me vrasjen e çdo identiteti që ka pasur qyteti. Ka nisur me shkrumbimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti, ka nisur me identitetin e këtij qyteti, që doni ta fshini, ashtu siç doni të bëni me këtë ligj. Ashtu siç doni të bëni me Teatrin. Shumë e thjeshtë. Nuk kam fjalë që të shpjegoj as shkeljen e Ligjit, as shkeljen e Kushtetutës, as proçedurën që nuk ka absolutisht asgjë ligjore. Është shumë e thjeshtë. Vjen dikush, bën një propozim dhe ngrihet një shtet i tërë, mbledh parlamentin, për ta kthyer në zyrë tenderash. Në zyrë koncesionesh. Po turp keni? Po për pronën private, pronën publike, turp keni?
Unë më shumë se të gjithë e di se sa rëndësi ka që të zhvillohet prona.
Kam luftuar për 5 vjet këtu në Parlament dhe në Gjykatë Kushtetuese, kam luftuar edhe me banorët e njësisë sime administrative që prona e tyre të zhvillohet.
Më shumë se kushdo, unë dhe familja ime kemi vuajtur regjimin e Enver Hoxhës dhe të Edi Ramës, në vjedhjen e pronës.
Ju nuk keni lënë qytetarë të këtij vendi të ndërtojë, nuk keni lënë ata që kanë të drejtën e tyre të pronës, e sot po merrni një pronë publike dhe e falni si plaçkë.
Sot po bëheni gardh për vjedhjen dhe abuzimin.
Nuk e kuptoj dot se si mund të ngrini sot kartonët.
Partia Demokratike mund të ketë bërë shumë gabime për pronën, por jam e sigurt që kurrë partia ime nuk do të më vendosë në pozitë të votoj ashtu siç do të votoni ju sot.
Kurrë partia ime nuk do të më detyrojë që të votoj për prishjen e identitetit të qytetit, siç do të bëni ju sot.
Për të falur 5 mijë e 500 m2, siç po bëni ju sot.
Dëgjova Ministrin e Financave të cilit doja t’i ktheja një përgjigje me seriozitet e t’i thoja, se ku çalonte projekti. Faktin që shkel
1. Ligjin e koncesioneve
2. Ligjin e prokurimeve Publike
3. Ligjin për Pushtetin Vendor, sepse po cënoni të drejtën dhe autoritetin e pushtetit vendor për të administruar pronën
4. Ligjin e Trashëgimisë Kulturore
Por në fakt ai është i njëjti kur tha se PPP-të i kushtojnë zero lek buxhetit të shtetit.
Aty, aty do të jetë Teatri. 1 mijë metra më pak, a më shumë. Vazhdojnë dhe japin justifikime për këtë projekt.
Ky projekt përveç shkeljes së Kushtetutës dhe të paktën 4 ligjeve, shkel njëkohësisht edhe marrëveshjen e MSA-së. Sepse shkel konkurencën e lirë në treg. Nenet 71 dhe 74 i MSA-së, shprehimisht thotë që nuk duhet dhënë asnjë ndihmë shtetërore, asnjë mbështetje në garë, kujtdo që do të konkurojë në tregun e lirë.
Në këtë rast po prishet konkurrenca në treg.
Pse po prishet konkurrenca në treg?
Sepse këtë projekt në qoftë se do të e kishin bërë me tender ndërkombëtar, me garë të hapur a do të kishte kompani të tjera të cilat do të kishin konkurruar?
Po këtu po kthehet përjashtimi në normë. Këtu vjen një biznes nga rruga, bën një propozim dhe ngrihet qeveria dhe parlamenti.
Ashtu siç u shpenzuan 178 milionë euro për inceneratorët, 0 lekë nga buxheti ishtetit, ashtu po falen, po grabiten 5500 metër katrorë publike, në qendër të Tiranës. 30 milionë euro me vlerën e asaj kohe e kishte shitur Servet Libohova dhe e kish blerë shteti italian.
Sot kush e di sa miliona euro do të vlente ajo pronë? Sot kush e di sa miliona euro do të vlente po të shitej në tregun e lirë. Por ajo që ka më shumë rëndësi këtu është prishja e trashigimisë dhe identitetit.
Unë këtu mund të flas pafund për ato që kanë thënë aktorët dhe artsitët atje. Në fakt disa prej nesh janë bërë pjesë edhe e protestës së tyre,” u shpreh ajo.