TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Top Channel vijojnë largimet nga radhët e gazetarëve të njohur. Së fundi raportohet se drejtori i Përgjithshëm Ben Blushi, i ka komunikuar largimin gazetarit Endri Xhafo nga posti i drejtorit të informacionit dhe funksionet e tjera.
Deri më tani s’ka një komunikim zyrtar për këtë lëvizje. Endri Xhafo u rikthye në Top Channel në vitin 2017 pas një largimi disa vjeçar te Albanian Screen fillimisht dhe pastaj te Abc News. Xhafo u komandua si drejtor informacioni pas largimit të Sokol Ballës në Vizion Plus.
Pritet që me ardhjen e Blushit të ketë lëvizje të tjera në radhët e njerëzve që punojnë për televizionin më të madh në vend.