AKTUALITET, 3 Mars 2018, 13:35

Nipi vrau 17-vjeçarin, flet gjyshi i Devi Lalës: Ju kërkojmë falje, nuk e dimë ç'ka ndodhur

Gjyshi i Devi Lalës, autori i vrasjes së 16-vjeçarit Angelo Gjokazaj, i kërkon falje familjes së viktimës. Ai tha për Report Tv se familja e tij nuk ka arkivol përpara, por ndodhet në të njëjtën situatë, sikur fatkeqësia t'u kishte ndodhur atyre.

"I kërkoj falje familjarëve të 16-vjeçarit, Angelo Gjokazaj. Ne nuk kemi arkivol përpara por jemi në të njëjtën situatë. Jemi të pikëlluar", ka thënë ai.

I pyetur për konfliktet e të rinjve, i moshuari ka thënë se nuk ka ditur gjë, ndërsa i vetmi version për ngjarjen, thotë ai, është ajo që ka dëgjuar në media.

"Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Dimë vetëm atë që kemi parë në TV, që janë grindur për një gjë banale. Pse më pe, pse të pash dhe me pas nipi jonë e ka goditur me thikë", thotë gjyshi i Devi Lalës, i arrestuar menjëherë pas krimit ku mbeti i vrarë me thikë Angelo Gjokazaj në lagjen Spitallë të Durrësit.

Policia i trembet ndonjë hakmarrjeje dhe ka marrë masat, duke vendosur një makine policie te dera e shtëpisë së familjes Lala.

Banesa e autorit te krimit ne Durres