AKTUALITET, 3 Mars 2018, 14:29

Qëlloi për vdekje me thikë Anxhelon, babai i autorit mes lotësh tregon bisedën me djalin pas krimit

Me lot në sy dhe në gjendje të rënduar, Artir Lala, babai i Devit, që qëlloi për vdekje me thikë Anxhelon 16-vjeçar tregon se si e ka mësuar gjëmën dhe rrëfen bisedën që ka bërë me të birin pas krimit.

“Isha në punë dhe më morën në telefon dhe më thanë se Devi kishte goditur me xham një shokun e tij gjatë një sherri”- thote babai, për “Panorama”.

 Ai tregon me tej se la me vrap punën dhe shkoi në spital për të parë djalin e plagosur, kur pas pak çastesh doli mjeku dhe dha lajmin e rëndë që ai ndërroi jetë.

“E pyeta djalin çfarë bëre kështu dhe se ku e gjete thikën ai nuk më pergjigjej, vetem me shikonte në sy. Jemi shumë të shokuar. Djali më shikonte në sy dhe u përlot, nuk më tha asnjë fjalë”- thotë ai, duke treguar se i biri nuk është mirë nga ana psikologjike. “Që prej tre vitesh më parë kur humbi vëllain, i cili u rrëzua nga çatia e shtëpisë dhe humbi jetën nuk është mirë”- thotë babai.