TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona raportohen të vdekur dhe katër të tjerë rezultojnë të plagosur nga të shtënat brenda një qendre lojrash fati në Torrance të Kalifornisë.
Të shtënat ndodhën në sallën e lojrave Gable House Bowl, në orët e para të mëngjesit të së shtunës (5 janar).
Autoritet lokale raportojnë se tre meshkuj vdiqën në vendngjarje ndërsa katër meshkuj të tjerë u plagosën.
Mendohet se një përleshje mes disa personave brenda qendrës së lojrave të fatit u përshkallëzua në të shtëna me armë, por nuk dihet ende motivi i saktë i ngjarjes së rëndë.
Policia u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.
Departamenti i Policisë së Torrance tha në një postim paraprak në Twitter se nga të shtënat e qëlluara ka pasur viktima të shumta.
Një dëshmitar tha për "Los Angeles Times" tha se, u fsheh për 15 minuta pas një banaku kur dëgjoi të shënat me armë zjarri.
“Ne dëgjuam një përleshje të madhe përpara të shtënave. Vrapuam drejt banakut që të mbuloheshim,”-rrëfeu Jezusi Perez, duke treguar se dëgjoi rreth katër të shtëna armësh