AKTUALITET, 5 Janar 2019, 17:14

Moti i keq, bora në Gramsh arrin deri në dy metra

Moti i keq, bora në Gramsh arrin deri në dy metra

Temperaturat e ulëta dhe stuhitë e deborës që vërshuan ditët e fundit mbi vendin izoluan disa fshatra malore në rrethin e Gramshit ku trashësia arriti nga një metër deri në dy metër.

Bashkia Gramsh ka nxjerrë në terren grupin e emergjencave për të parë situatën dhe për t'u ardhur në ndihmë banorëve të fshatrave të izoluar.

Drejt fshatit Rovje dhe Grabove janë dërguar dy traktorë borëpastrues për të bërë të mundur hapjen e rrugeve, gjithashtu nga specialistët e emergjencës këshillohet që në këto akse kalimi në disa pjesë të rrugës të bëhet me zinxhirë dhe gjatë natës drejtuesit e mjeteve të mos udhetojnë vetëm por të shoqëruar.

Aktualisht në Gramsh të gjitha akset rrugore të fshatrave janë të kalueshëm.