TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazmend Musta ka deklaruar ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda arsyen e vrasjes së gruas dhe kunatës së tij.
“Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më”, u shpreh Musta para togave të zeza.
Gazmendi është irrituar në momentin që, bashkëshortja e tij ka këmbëngulur për të shkuar në fshatin Drizar, për vizitë te prindërit e saj. Në këmbëngulje e sipër ajo është shprehur se do të shkonte bashkë me fëmijët vetë në fshat.
Kjo gjë e ka zemëruar edhe më Gramozin, i cili është shprehur se ai është burri i shtëpisë dhe se ai duhet të vendoste se çfarë do të bëhej.
Pas këtij debati, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshorten, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.
Ata jetonin në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.