TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë vajza adoleshente që, kishin shkuar në një park lojërash në qytetin Koszalin për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre, janë djegur.
15-vjeçaret kanë hyrë në një dhomë që mbyllet hermetikisht dhe prej së cilës mund të dalësh në rast se gjen të dhënat e duhura.
Por ambienti që duhet të shërbente për argëtim, u kthye në një kurth vdekjeprurës për vajzat, të cilat nuk arritën të dalin dot prej andej.
Një i ri 25-vjeçar ka marrë dhe ai lëndime të rënda prej flakëve. Zyrtarët nuk i kanë dhënë ende një shpjegim fatkeqësisë, por po hetojnë për ndonjë problem të instalimeve elektrike, afërsinë e telave me materiale që digjen shpejt si dhe praninë e qirinjve.
“Dhoma e shpëtimit” është një lojë që ka fituar popullaritet të madh në pjesë të ndryshme të botës. Kur ajo u shfaq për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 2013 kishte vetëm 7 dhoma të tilla, e sot ka mbi 1000.
Pjesëmarrësit mbyllen brenda dhe duhet të zgjidhin disa quizze për të dalë jashtë. Autoritetet besojnë se personi përgjegjës për lojën në rastin e Koszalin, më shumë gjasë nuk ka qenë aty kur ka nisur zjarri.