AKTUALITET, 5 Janar 2019, 14:14

Detajet tronditëse për mënyrën se si Musta masakroi me thikë gruan dhe kunatën (Zbardhet ekspertiza)

Detajet tronditëse për mënyrën se si Musta masakroi me

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për Gazmend Mustën, i cili pasditen e dy janarit i morri jetën gruas dhe kunatës së tij për motive të dobëta.

Gruas dhe kunatës së tij, ai i morri jetën duke i goditur me thikën e bukës në sy të dy fëmijëve të mitur.

Ndërsa dokumenti i ekspertizës mjeko-ligjore, zbulon detaje shokuese, për mënyrën se si është Musta ka goditur gruan dhe kunatën e tij.

32-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjës dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor.

Në trupin e gruas së tij janë konstatuar këto plagë:

– plagë shpuese në gjoks

– dy plagë shpuese në gjirin e majtë

– një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

– një plagë shpuese në krah të majtë

– dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë

– dy plagë shpuese në pjesën e poshtme të barkut në të majtë

– dy plagë shpuese në kurriz

– një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.

Tek kufuma e kunatës janë konstatuar këto plagë:

– dy pagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit

– një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit

– dy plagë në gjirin e majtë

– një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

– një plagë tjetër në gjirin e majtë

– një plagë në parakrah të majtë

– një plagë tjetër në krah të majtë

– plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë

– dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë

– një plagë shpuese në bërrylin e djathtë

– dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë

– plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë

– plagë në kërcirin e këmbës së majtë

– plagë në kurriz midis shpatullave

– plagë në ijën e majtë.