AKTUALITET, 5 Janar 2019, 13:28

VIDEO/ Policia ju vëzhgon! Ja rastet që neglizhoni, por ju vjen gjoba

Beni kujdes teksa jeni ne timon. Policia edhe nese nuk e shihni eshte duke ju vezhguar.

gjobe

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar patrullimet përgjatë gjithë ditës së djeshme dhe më të shtuara gjatë natës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, si dhe evidentimin e segmenteve rrugore që përbëjnë rrezik për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.

“Nga patrullimet janë evidentuar shkelje të cilat janë burim dhe shkak kryesor për aksidente rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, shkelje e semaforëve, shkelje e sinjalizimit rrugor, kalim rruge pa kujdes dhe jo në vendkalimin e caktuar nga këmbësorët etj”- njofton policia.

Sipas saj, vijon bashkëpunimi me Entin Pronar të Rrugës, për ndërhyrje në ato segmente rrugore ku është e nevojshme për parandalimin e ngjarjeve rrugore, kryesisht gjatë orëve të vona të natës.