TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anxhelina Petro, vajza shqiptare që u vra nga babai dhe më pas u gropos në oborrin e banesës në Korfuz e kishte denoncuar një vit më parë të atin, që së fundi i mori jetën në mënyrë makabre.
Mediat greke shkruajne se një vit më parë mes vajzes dhe te atit kishte pasur nje perplasje dhe sherri ishte denoncuar në polici.
Bëhet fjale për një ngjarje të janarit të vitit të shkuar, kur Aleko Petro kishte shkuar në shkollën profesionale ku studionte vajza e tij dhe kishte tentuar ta merrte me forcë.
“Ai donte ta merrte në makinë dhe të largohej. Vajza kundërshtoi dhe nuk ra dakord”, ka treguar avokati i Aleko Petros.
Sipas tij, në dijeni për ngjarjen ishte drejtori i shkollës, i cili e referoi rastin tek një punonjës social e me pas ceshtja i kaloi policise.
Vetë vajza nuk e kishte fshehur faktin se i ati ndërhynte në jetën e saj personale. Lidhur me denoncimin e bërë, Aleko Petro ishte paraqitur edhe në polici, por gjithçka u mbyll mes palëve me premtimin e të atit se situata të tilla nuk do të përsëriteshin.
Anxhelina u vra me shtatë goditje me shufër hekuri në kokë nga i ati, dhe më pas ai e varrosi në oborr. Ishte qeni i vajzes që çoi policinë në vendin ku ajo ishte groposur për të humbur gjurmët.
Sot, babai ka dalë në gjyq per masën e sigurisë, seancë në të cilin avokati ka kërkuar ekzaminim mendor, pasi pretendohet se krimi është bërë në gjendje tejet të rënduar psikologjike.