AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 08:41

Të shtëna me armë, dy të vdekur dhe tre të plagosur në SHBA


SHBA-të tronditen nga një tjetër sulm me armë. Autoritetet bëjnë me dije se dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë të ndodhura mbrëmjen e së enjtes pranë kampusit të Universitetit Shtetëror të Alabama-s.

Zëdhënësi i policisë thotë se një prej viktimave u deklarua i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në një spital. Të dy ishin qëlluar me armë zjarri, njësoj si edhe tre personat e plagosur.

Hetuesit nuk dhanë menjëherë detaje rreth asaj që shkaktoi të shtënat ose nëse ka ndonjë të dyshuar.