TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merkatoja e transferimeve të verës më në fund do të mbyllet më 2 shtator dhe që kur u hap më 1 korrik, klubet elitrea të Spanjës kanë shpenzuar ‘lumë’ parash. Klubet e LaLigas kanë harxhuar tashmë rreth 1.3 miliardë euro për talente këtë verë, duke u bërë liga e dytë shpenzimet më të larta pas Premier League.
Pesë nënshkrimet më të mëdha, Joao Felix, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Frenkie de Jong dhe Luka Jovic – llogariten në 482.2 milion euro.
Transferimet më të shtrenjta të La Liga
Joao Felix 127.2 milionë euro
Griezmann 120 milionë euro
Hazard 100 milionë euro
De Jong 75 milionë euro
Jovic 60 milionë euro
Real Madrid është klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani, duke kapur shifrën e 305.5 milion eurove. Më pas vjen Atletico Madrid me shumën e tyre mbresëlënëse prej 267 milion euro. Në krye të transferimeve për madrilenët është Joao Felix,duke mposhtur 255 milion eurot e shpenzuara të Barcelonës në vendin e tretë dhe në vendin e katërt ndodhet Sevilla me 149 milion euro.
Ekipet që kanë shpenzuar më shumë
Real Madrid 305.5 milionë euro
Atletico Madrid 267.2 milionë euro
Barcelona 255 milionë euro
Sevilla 149 milionë euro
Betis 88.8 milionë euro