AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 08:31

Ishte duke kaluar rrugën, makina përplas për vdekje 54 vjeçaren

Ishte duke kaluar rrugën, makina përplas për vdekje 54


Një 54 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Aksidenti i rëndë që i mori jetën gruas ndodhi rreth orës 07:15, në superstradën Lezhë - Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur " Mbikalimi i Patokut".

"Mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital" informon policia e Lezhës.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.