AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 21:52

Sherr masiv mes dy familjeve në Dibër, gjashtë persona në gjendje të rëndë

Sherr masiv mes dy familjeve në Dibër, gjashtë persona në

Një sherr masiv ka ndodhur në Dibër mbrëmjen e sotme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona nga dy familje.

Sipas informacioneve mësohet se ngjajra ka ndodhur në qendër të qytetit dhe konflikti ka vijuar dhe në ambientet e spitalit.

Ende nuk dihet se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje, por mësohet se 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Policia ka shkuar në spital dhe po mundohet të kontrollojë situatën.