TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje në lodhje me sherrin e ndodhur në Dibër, ku janë plagosur gjashtë persona.
Burime zyrtare nga policia janë shprehur se shkak i kësaj ngjarje, që ka frikësuar qytetarët në mes të qytetit të Peshkopisë, është një miqësi e prishur.
Sipas policisë, dy familjet, e djalit dhe vajzës ishin mbledhur në një lokal për tu sqaruar, por aty debatet kanë përfunduar në një sherr të dhunshëm.
Për pasojë gjashtë persona kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm.
Por ata janë përplasur mes vetit edhe në spital, duke shkaktuar sërish panik.
Burimet policore thanë se pasi të marrin mjekimin të plagosurit do të shoqërohen për tu marrë në pyetje e për të zbardhur ngjarjen.