TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria është padyshim vendi i çudirave dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar, mjafton të bësh një “scroll-down” në kryefaqen e rrjeteve sociale.
Sot në Aeroportin “Nënë Tereza” është shënuar një rast tejet i çuditshëm, teksa një qytetar është kthyer mbrapsht .
Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse nga frika e azilkërkuesve kthehen mjaft persona pa marrë parasysh dëmin ekonomik të tyre, shkruan Faxweb.
Por, qytetari që është kthyer po udhëtonte drejt Stambollit, por në letrën ku i është refuzuar udhëtimi i është shënuar sikur do shkonte në Itali.
Qytetari shprehet:
Përshëndetje JOQ! Sot do të udhëtojë për në Stamboll dhe doganierja më refuzoi padrejtësisht.
Më kanë bërë refuzimin gjoja sikur po udhëtoja për në Pizza të Italisë dhe i kam me dokumenta e me fakte këto, siç mund t’i shihni më poshtë. Në biletë kam të shënuar destinacionin fiks, ndërsa në fletën e refuzimit ma kanë shënuar Itali.
Doganierja nuk më la të ikja sepse donte lekë, nuk e dinte as s çfarë është duke bërë se ma ka ndrru destinacionin. E kuptoni se ça bëhet vetëm që nuk i dhashë lekë?!