AKTUALITET, 16 Maj 2021, 09:32

Aksidentoi tre persona në “Vasil Shanto”, arrestohet shoferja 49-vjeçare

Aksidentoi tre persona në “Vasil Shanto”, arrestohet shoferja

Policia e Tiranës ka arrestuar 49-vjeçaren e cila aksidentoi ditën e djeshme me makinë tre persona duke shkatërruar edhe një stacion autobuzi.

Ajo humbi kontrollin e makinës së saj tip "Benz" duke u futur në verandën e një lokali në anën të rrugës dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.

Njoftimi i policisë:

F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzëve dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.