TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë gjithë kohës janë vendosur në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre, që e mbajtën shumë të fshehtë edhe pse zërat qarkullonin kudo.
Menduam se shkak për ndarjen ishin prindërit e Albi Nakos, pasi pak kohë më parë babai i tij, Llaqi Nako në një intervistë “Në kurthin e Piter Pan” tha se nuk e dëshironin nusen e djalit balerinë .
Albi Nako i hodhi të gjitha zërat poshtë duke theksuar se është absurditet dhe tashmë ai është mjaft i rritur për t’i marrë vendimet vetë.
Burime nga “Icon Style” sigurojnë se shkaku i vërtetë që dy balerinët i kanë dhënë fund lidhjes së tyre janë prindërit e Albës, të cilët nuk e përkrahin këtë romancë me diferencë shumë të madhe në moshë.
Pak ditë më parë koreografi bëri një status të trishtuar:
“Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”.
Mesa duket ndarja me Albën e ka brengosur Albi Nakon.
