LIFESTYLE, 7 Korrik 2019, 09:47

FOTO/ Më bukur s’mund të dukej! Grida Duma bën ndryshimin drastik në look


Grida Duma është një nga femrat më të bukura të politikës shqiptare dhe më gjerë.

Ish-deputetja e partisë demokratike ka rënë gjithmonë në sy për stilin e veçantë të veshjes dhe tiparet e ëmbla të fytyrës.

Këto tipare i binin gjithmonë në sy nga flokët e errët që Grida mbante zakonisht.

Megjithatë kohët e fundit ajo po shkon drejt ngjyrave të hapura dhe ditën e djeshme ka bërë një ndryshim rrënjësor.

Parukieri i saj Olti Shulla ka publikuar në Instagram fotot e transformimit të deputetes, e cila duket e mahnitshme.

Këtë herë ish-deputetja ka zgjedhur ngjyrën lajthi dhe duhet thënë se kjo ngjyrë flokësh i shkon shumë me sytë e saj të veçantë.

Ndonëse i ka kaluar të 40-tat Grida vazhdon të jetë një nga figurat më tërheqëse të ekranit, e cila gjithmonë do të bjerë në sy për kujdesin që tregon ndaj vetes.