AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 14:51

Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Luftë politike me fotografi? Sali mblidh tët bir

Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Luftë politike me fotografi?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa ky i fundit i publikoi ultimatumin për të kërkuar ndjesë deri në orën 14:00 pasi në të kundërt do dilnin dokumente përvëluese, Balla publikon disa foto të kreut të PD-së Lulzim Basha, siç thotë ai me një të arrestuar për drogë. Balla e quan ‘birin’ e Berishës kreun e PD. Por në foto shfaqet dhe vetë ish-kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.

“Luftë politike me fotografi? Sali blidh ‘tët bir’ Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës.”, shkruan socialisti Balla.