TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter” ironizon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri qeverisë lidhur me rastin 'Xhisiela' ku dyshohet përfshirja e Taulant Ballës.
Rama i kërkon Bashës që të flasë në lidhje me akuzat që ky i fundit ka bërë në drejtim të qeverisë.
“Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama në Twitter.
Postimi i plotë:
Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!
Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani? TPZ.AL