TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike deklaron se në polici dhe Prokurori ekzistojnë një sërë përgjimesh telefonatash dhe mesazhesh mes politikanëve dhe grupeve kriminale për pazaret e votës.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës, për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore, Basha tha se regjistrime të tilla nisin nga kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako te deputetët Ulsi Manja, e Taulant Balla, përfshirë edhe ministrin e Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.
“Prokuroria mban peng disa hetime. Në polici dhe në Prokurori ka regjistrime telefonatash dhe mesazhe mes Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale, të e Ulsi Manjës e Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe Ramës, si dhe kriminelëve më famëkeq të vendit, të gjithë të regjistruar në pazare votash”, u shpreh kreu i PD.
VIDEO:
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/10/basha-4.mp4"][/video]