TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tani është zyrtare: Arsene Wenger nuk do të jetë më trajneri i Arsenal në fundin e këtij sezoni. Pas 22 vjetësh në pankinë, francezi bën gati valixhet për t’u larguar nga pankina e topçinjve.
Lajmi është dhënë nga aksionieri që ka mazhorancën në klubin e Arsenal, Stan Kroenke: “Kjo është një nga ditët më të vështira që kemi patur në kaq shumë vite në sport. Një nga arsyet që kemi marrë drejtimin e Arsenalit ishte ajo që Arsene ka sjellë në këtë klub dhe jashtë tij. Jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria e tij në nivele kaq të larta të futbollit nuk do të përputhen kurrë. Arsene ka klas të pashembull dhe do t’i jemi gjithnjë mirënjohës. Gjithkush që e do Arsenalin dhe kushdo tjetër që do futbollin do t’i detyrohet atij një borxh të madh mirënjohje”, tha Kroenke.
Tani për Arsenalin fillon një periudhë e vështirë për gjetjen e emrit që do ta zëvendësojë atë në pankinë. Ato fillojnë nga trajneri i kombëtares gjermane, për të shkuar më pas te Allegri, Conte, Henry dhe së fundmi edhe Vieira.