SPORT, 14 Prill 2018, 21:24

Përmbysje kampionësh, Bajerni “shkel” Borusia Mynshengladbah

Përmbysje kampionësh, Bajerni “shkel” Borusia

Bajern Mynih ka festuar para tifozëve të vet me një fitore të thellë 5-1 ndaj Borusia Mynshengladbah titullin kampion të fituar javën e kaluar. Ka qenë një fitore me përmbysje e cila ka treguar edhe një herë forcën e skuadrës së Hejnkes, si dhe se Vagner mund të jetë një alternativë e vlefshme për Levandovskin, të paktën në kampionat, nëse polaku largohet.

Në fakt, miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 9 me Drmiç. Por më pas dy gola të Vagner falë asisteve të Myler përmbysën gjithçka në fundin e pjesës së parë për të çuar Bajernin në avantazh në pushim të ndeshjes.

Bavarezët nuk u ndalën në pjesën e dytë, edhe pse Hejnkes uli në stol Myler. Alkantara dhe Alaba çuan shpejt në 4 numrin e golave, ndërsa në fund të takimit kishte lavdi edhe për Levandovskin, i aktivizuar 20 minuta para vërshëllimës përfundimtare që dekretoi suksesin 5-1.

Rezultatet

Bajer Leverkusen-Eintraht Frankfurt 4-1

Herta Berlinpkëln 2-1

Hofenhajm-Hamburg 2-0

Shtutgart-Hanover 1-1

Bajern Mynih-Borusia Mynshengladbah 5-1