SPORT, 14 Prill 2018, 22:51

E frenon Etrit Berisha, Interi ia vështirëson vetes ëndrrën për “Champions League”

E frenon Etrit Berisha, Interi ia vështirëson vetes ëndrrën

Interi ka barazuar pa gola në javën e 32-të të Serisë A ndaj Atalantës në transfertë.

Ekipi i Spaletit ndodhet në nje periudhë aspak të mirë, teksa në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë. Sigurisht, në një moment të tillë ku pikët për misionin “Champions” janë më shumë se të detyrueshme, zikaltrit kanë hedhur sërish një hap të gabuar.

Në një takim të barabartë, ku të dyja skuadrat kishin shanset e tyre për të dalë edhe me një fitore, barazimi është një rezultat që nxjerrë humbëse të dyja ekipet. Kjo pasi edhe Atalanta kërkon një vend në “Europa League” dhe tashmë renditet 3 pikë larg tij, vend të cilin e mban Milani aktualisht dhe kuqezinjtë do të luajnë ndaj Napolit në ndeshjen e nesërme.