SPORT, 14 Prill 2018, 21:27

Skënderbeu vuan, por feston ndaj Kamzës. Muzaka dhe Zguro shënojnë golat e javës

Skënderbeu vuan, por feston ndaj Kamzës. Muzaka dhe Zguro

Skënderbeu është përballur me Kamzën në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Në formacionin e hedhur nga minuta e parë, korçarët e nisën me të përhershmit, duke mos kursyer asgjë për ndeshjen e mesjavës ndaj Flamurtarit. Ndërsa nga ana tjetër, trajneri Ahmataj që debutoi në këtë takim, ka rikthyer nga minuta e parë Realdo Filin.

Gjatë pjesës së parë janë shënuar 4 gola, teksa golave të Muzakës dhe Soues, u janë përgjigjur Rezi dhe Zguro. Goli i futbollistit të Kamzës nga goditja e dënimit ishte korniza më e bukur për të mbyllur 45-minutat e para. Pjesa e dytë i ka rikthyer menjëherë avantazhin korçarëve, teksa Xhejms ka shënuar golin që vulosi fitoren e Skënderbeut.

90’+4′ Përfundon takimi. Skënderbeu-Kamza 3-2.