SPORT, 14 Prill 2018, 22:54

Mançester Siti u kthehet fitoreve me Totenhemin, por +16 nuk mjafton për titullin

Mançester Siti u kthehet fitoreve me Totenhemin, por +16 nuk mjafton

Mançester Siti ka mundur me rezultatin 3-1 Totenhemin, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion, ndonëse nuk mund ta festojë  ende “matematikisht” atë. “Qytetarët” kanë hedhur pas krahëve disfatën e mesjavës që i nxori jashtë Ligës së Kampioneve, duke marrë një fitore në kampionat që kthen optimizmin.

Një gol i shpejtë i Gabriel Hesus dhe më pas në penallti e akorduar për një faull jashtë zonës të Loris, e transformuar saktësisht nga Gyndogan, bëri më të thjeshtë rrugëtimin e skuadrës së Guardiolës. Edhe pse Totenhem shkurtoi diferencën me golin e çuditshëm të Eriksen, Mançester Siti vazhdoi të dominonte takimin.

Ndaj goli i tretë i shënuar në minutën e 72 nga Stërling ishte rrjedhë e lojës së skuadrës së Guardiolës e cila më pas administroi gjithçka mirë duke mbyllur ndeshjen me fitoren 3-1 dhe duke shkuar +16 nga Mançester Junajtid i vendit të dytë që luan nesër.