AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 11:20

Taksa 100 % për produktet serbe, jep dorëheqjen kryetari i Mitrovicës Veriore

Taksa 100 % për produktet serbe, jep dorëheqjen kryetari i

Udhëheqësi i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç, dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Njoftimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Rakiç tha se jep dorëheqje për shkak të “shtypjes së vazhdueshme institucionale”, përkatësisht vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i ka bërë thirrje Kosovës që të heqë këtë detyrim doganor.