TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe gjatë ditës së sotme situata në zonën e Astirit, ku që prej mëngjesit janë parë në zonë punonjës të policisë bashkiake dhe të policisë së shtetit. Por në këto momente forcat policore janë shtuar sërish, ku kanë mbërritur dhe forcat ‘Shqiponja”.
Ata kanë futur njërin prej protestuesve në furgonin e policisë me forcë por kjo ka shkaktuar irritimin e banorëve dhe situata është tensionuar së tepërmi.
Rezistenca e banorëve të tjerë ka bërë që furgoni i policisë të mos lëvizë por ka liruar protestuesin.
Protestuesit u shprehën më parë se Erion Veliaj është një mashtrues, dhe po kërkon që të përdorë policët në interes të karriges së tij. Disa nga thirrjet e banorëve janë: Ju lutemi shumë kemi paguar çdo faturë me OSHEE-në mos e hiqni kabullin!
“Gënjeu dje Erion Veliaj duke thënë se prishi shtëpitë në Unazës e Re, ai bythpambuk nuk mund të hyjë këtu. Këtu do të ketë fundin e vetë Edi Rama, se këta janë hallexhinj, të mos vërë policinë kundër nesh Edi Rama”,shprehet një tjetër prej qytetarëve për fax news.
“Ka mbaruar ajo punë, ta marrë vesh Edi Rama dhe Erion Veliaj që nuk do të ndërhyjë këtu pa na vrarë ne më parë”, vijon më tej një tjetër prej banorëve.
Ndërkohë që një prej punonjësve të policisë thotë se ata janë duke kryer detyrën e tyre shtetërore.