AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 09:29

Pa u mbyllur akoma problemi i “Unazës së Re”, të tjerë protestues ‘ngujohen’ para Kryeministrisë

Pa u mbyllur akoma problemi i “Unazës së Re”, të

Një grup minatorësh kanë dalë sot në protestë para kryeministrisë për ti kërkuar kryeministrit Rama që të mbajë fjalën e dhënë për statusin e minatorit.

Ata thonë se askush nga kryeministria nuk tregoi interes për ti takuar dhe sqaruar, por theksuan se pa zgjidhjen e këtij problemi nuk do të ndalojnë protestën dhe do të ngujohen para kryeministrisë.

Fajtore për këtë situatë ato bëjnë Ministrinë e Financave që sipas tyre ka miratuar një projektligj që nuk ka lidhje me ‘statusin e minatorit’.

“Fatkeqësisht asnjë nuk ka hapur asnjë rrugë për takim. Dje jemi detyruar t’i nisim në shtëpi moshat më të vjetra. Ne kemi qenë këtu gjithë natën në shi.

Tani do të fillojnë të vijnë minatorë të tjerë, përfaqësues të tjerë dhe do të qëndrojmë deri në zgjidhje të problemit. E kam njoftuar kryeministrin që në datë 16 i kam thënë se do të rrimë në shi borë këtu.

E mbani fjalën kryeministër? I keni premtuar popullit minator statusin e minatorit. Fatkeqësisht Ministria e Financave ka nxjerrë një projektligj turpi. Ne kemi miratuar një status që është për minatorin, jo këtë që ka nxjerrë ministria e Financave që na fut me naftëtarët.

Pa para nuk ka status, qëndron problemi se ata nuk janë të gatshëm që të na japin statusin e minatorit”, tha njëri prej minatorëve. Faxweb/