AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 10:27

Gjykata pranon kërkesën e Rrexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar

Gjykata pranon kërkesën e Rrexhep Rrajës për gjykim të

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar.

Seanca e radhës për djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja do të mbahet më 4 dhjetor. Në rast dënimi djali i deputetit Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3.

Ndaj Rexhep Rrajës ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Vetëm një akuzë rëndon mbi supet e 24 vjeçarit Rexhep Rraja, i cili u vu në pranga pas dhunës së ushtruar ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku: Përndjekje.

Në datë 24 tetor Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurorisë e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut.

Kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi Rrahman Rrajen dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.