AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 08:56

Dhunonte gruan, prangoset sarandioti

Dhunonte gruan, prangoset sarandioti

Policia ka arrestuar në flagrancë 41 vjeçarin me iniciale G.B., banues në Sarandë, pasi dhunonte bashkëshorten e tij 36 vjeçare.

“Arrestimi i tij u bë në bazë të kallëzimit të bashkëshortes së tij shtetases B.P, 36 vjeçe, ku në bazë të deklarimit të kësaj shtetaseje dyshohet se G.B, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. TPZ.AL