AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 09:53

Atentati në Bllok, gjykata jep “detyrim paraqitje” për Aleks Boshnjakun

Atentati në Bllok, gjykata jep “detyrim paraqitje” për

Gjykata ka vendosur masën e detyrimit të paraqitjes për një prej pjesëmarrësve të ngjarjes së 4 Tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasin Aleks Boshnjaku, i cili u dorëzua vetë dy ditë më parë në polici, pasi ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur.

Boshnjaku është identifikuar si miku i Ervin Matës, të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, i cili po ashtu është në kërkim nga ana e policisë.

Në dëshminë e zbardhur gjatë ditës së djeshme, Boshnjaku u shpreh në polici: Jam dorëzuar pas qartësimit të pozicionit tim në konflikt.

Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk kam konflikte me asnjërën palë, as me Martinajn dhe as Matën. Isha në lokal, por dola sapo sherri filloi.