TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha iu bëri thirrje të rinjve në Berat të bashkohen me opozitën dhe të ngrenë zërin kundër të keqes që po drejton vendin.
“Një shoqëri e lirë reagon, kur i bëhet një padrejtësi. Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek 'Astiri', qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen. Edhe para 50 vjetësh, diktatura ishte pakicë dhe përdorte frikën kundër populllit. Që ata ishin pakicë, e kuptuam, kur u bëmë së bashku. Diktatura më e egër në Europë u dorëzua përballë bashkimit të qytetarëve.
Nuk ka nevojë për veprime heroike. Rëndësi ka të çohemi e të bashkohemi. Sikur vetëm rinia e Beratit të çohet, të jeni të sigurt se e keqja merr goditje vdekjeprurëse. Nuk ka mjaftueshëm pranga për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm policë për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm qeli për të gjithë popullin”- u shpreh Basha në takimin me të rinjtë në Berat.