Sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare britanike të Krimit, këtë vit u shënua rritje me 35% i njerëzve të trafikuar në Britaninë e Madhe, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë.
Sky News u takua me 15 persona në Qendrën Strehimore për viktimat e trafikut të qenieve njerëzore në qytetin e Vlorës. Dëshmitë e tyre për televizionin britanik janë tronditëse, raporton newsbomb.al. Ndër to një grua e viktimë e trafikut që edhe pse shtatzënë është dhunuar brutalisht dhe përdhunuar nga disa persona, shkruan Newsbomb.
Sipas televizionit britanik, bandat e sofistikuara shqiptare janë përgjegjëse për rritjen e paprecedent të trafikut të qenieve njerëzore në Britani.
Besjana, një prej viktikmave rreth 20 vjeçe rrëfen:
“Më qëllonin me grushte në bark që të humbisja fëmijën”.
Ajo u trafikua në Itali ku ra në dorë të bandave shqiptare të trafikut, ata e nisën drejt Britanisë së Madhe ku punoi si prostitutë për 18 muaj. Besjana ishte me fat, dhe arriti të shpëtojë, por mijëra vajza të tjera shiten nga një bandë te tjetra dhe përfundojnë në Britani.
Nga 2016 në 2017, numri i personave të trafikuar në Britaninë e Madhe u rrit me 5,145. Pjesa më e madhe e të trafikuarve janë shqiptarë, të cilët shiten nga grupet kriminale shqiptare si të ishin mall.
Këto banda quhen poli-kriminelë pasi nuk merren vetëm me trafikun e qenieve njerëzore, por edhe me trafik droge, vjedhje dhe vrasje.
Artikulli i plotë: 'Sophisticated' Albanian gangs linked to people trafficking surge in UK