TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, pas kartonit që mori në ndeshjen e djeshme ndaj Skocisë ku humbën 0-4 në “Loro Boriçi”, kërkoi ndjesë publikisht në rrjetet sociale.
Ai shprehet se gaboi dhe se respekti i tij për kombëtaren nuk duhet të vihet në diskutim.
“E ndiej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra”, shkruan Mavaraj në Instgram.
Ai gjithashtu ka shtuar se me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull.
“Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë atëherë mund të na mposhtë kushdo. Me respekt Mërgim Mavraj”, ishte mesazhi i tij.