AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 15:04

Dhurata për Presidentin, Meta zgjedh mollën e kuqe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij kryesisht në zonën e Manastirit, në Maqedoni, u ndal edhe në fshatin Nakolec, në Prespë.

Mikpritësi i tij i tregoi dy mollë, teksa ish-kreu i LSI-së, sipas asaj që duket në foto, zgjodhi atë me ngjyrë të kuqe.

“Në Nakolecin e Prespës, mes vëllezërve e motrave shqiptare, të cilët po e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar e gjuhën e mrekullueshme shqipe. Diaspora shqiptare e Nakolecit asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen dhe kombin, duke dhënë kontribut të çmuar e të jashtëzakonshëm për ruajtjen e traditave kombëtare”, shkruan Meta në faqen e tij në Facebook.

/TPZ.AL/