AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 18:21

Dimri paralizon rajonin, përmbysen dy maune në Maqedoni

Dimri paralizon rajonin, përmbysen dy maune në Maqedoni

Dimri nuk ka mbërritur vetëm në vendin tonë, por reshjet e dëborës kanë trokitur edhe në vendet e rajonit. Prania e borës nuk ka kaluar pa shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor edhe në Maqedoni.

Bora e cila po bie pa ndërprerë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Siç raportojnë mediat në Maqedoni, dy maune kanë rrëshqitur dhe kanë mbetur të bllokuara. Ndërkohë që policia rrugore nuk lejon qarkullimin në këtë aks rrugor pa pajisjet e nevojshme dimërore.

Ende nuk ka të dhëna se nëse drejtuesit e mauneve kanë pësuar dëmtime, por ekipi i ndihmës është nisur drejt vendit ku janë bllokuar dy mjetet e tonazhit rëndë.