AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 15:37

Banorët e ‘Astirit’ depozitojnë padi kundër Erion Veliajt

Banorët e ‘Astirit’ depozitojnë padi kundër Erion

Banorët e Unazës së Re kanë depozituar një padi penale ne prokurori kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Banorët kanë depozituar padin për Erion Veliajn për “Fyerje dhe Mashtrim”, pasi kryebashkiaku pak ditë me parë i cilësoi ato që kundërshtonin projektin si 'shpellarë' të cilët nuk duan zhvillimin e vendit.

Kujtojmë se banorët e Astirit tashmë prej disa ditësh po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre, pasi në kuadër të ndërtimit të projektit për “Unazën e Madhe”, ndërtesat e tyre do të shemben.

Banorët e "Astirit" shprehen të vendosur për të vijuar protestën, teksa kërkojnë dëshmpërblim 100% për banesat e tyre.